“Koronavirusi do studiohet gjatë. Në Europë dhe Azi…”- Zv. drejtori i ISHP: Vaksina është absolutisht efikase, shpresa e njerëzve po rritet

Feb 24, 2021 | 21:52
SHPËRNDAJE

Zëvendës drejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se koronavirusi do të studiohet gjatë, edhe pas mbarimit të pandemisë.

ulqinaku

Ulqinaku thekson se vaksina ndaj Covid-19 është absolutisht efikase. Ai shton se shpresa e njerëzve për kurim pas zbulimit të vaksinës po rritet.

“Koronavirusi do studiohet gjatë. Edhe brenda Europës kemi pamje të ndryshme, brenda Azisë kemi pamje të ndryshme. Vaksina është absolutisht efikase. Numri i vaksinave po shtohet dhe shpresa e njerëzve po rritet. Ka rënie të qëndrueshme të rasteve kudo në botë”, u shpreh Ulqinaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura