Koronavirusi/ Britania e Madhe publikon listën e vendeve pa detyrim karantine, përjashtohet Shqipëria

Jul 3, 2020 | 18:56
SHPËRNDAJE

Britania e Madhe ka publikuar listën me 57 vende, për të cilat karantina nuk do të zbatohet për personat që kthehen në Angli.

Lista hy në fuqi nga 10 korriku, ndërsa në të gjenden vende më parë shumë të prekura si Italia, Spanja, Franca dhe Turqia, ndërkohë që mungojnë vende si Shtetet e Bashkuara, India, Rusia dhe Brazili.

britania

Por, sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë është vetëm Serbia, Greqia e Kroacia, ndërsa mungojnë Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura