Koronavirusi bllokon Serinë A, Federata i kërkon Qeverisë që…

Feb 24, 2020 | 13:42
SHPËRNDAJE

Koronavirusi ka bllokuar edhe sportin në Itali, teksa në Romë do të zhvillohet një mbledhje urgjente mes Federatës së Futbollit dhe Qeverisë Italiane. Ditën e djeshme janë anuluar 4 ndeshje të javës së 25-të, teksa kryeministri Konte nuk ka përjashtuar mundësinë të pezullojë dhe javën e 26-të.

083737263-71be656d-037a-408f-aa9c-2d37bf90fb15

Federata Italiane i ka kërkuar autorizim Qeverisë Italiane që ndeshjet e javës që vijnë të luhen me dyer të mbyllura. Kjo kërkesë do të shqyrtohet në vazhdim nga Qeveria, e cila do konsultohet me ekspertët.

“Gazzetta Dello Sport”, raporton se Juventusi nuk pranon të luajë në një stadium pa tifozë ndaj Interit dhe kështu ka propozuar që sfida të zhvillohet në fushë neutrale, por me tifozët në krah.

Nga ana tjetër në këtë mbledhje, pritet që të vendosen edhe datat për ndeshjet e anuluara ditën e djeshme. Për sfidën mes Interit dhe Sampdorias, flitet që do jetë data 20 maj, data e kësaj ndeshje, pasi nëse Inter “ecën” në Europa Ligë nuk do të ketë datë tjetër të lirë. Një opsion tjetër është të shtyhen gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, si rrjedhojë edhe finalja nga 13 maj në 20 maj.

Ndërkaq ndeshjet e tjera: Atalanta-Sasuolo pritet të luhet në 18 mars, Torino-Parma, në 4 ose 11 mars. Verona-Kaljari në 11 mars.

Asgjë deri më tani nuk është zyrtare, pasi asgjë nuk është në dorën klubeve apo të Federatës. E vetmja gjë që mbetet është të parandalohet përhapja Koronavirusit që po tmerron veriun e Italisë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura