Koronavirusi “bllokon” pacientët me hemodializë: Kur më thotë ruhu nga virusi, atëherë vdes në shtëpi

Mar 25, 2020 | 21:58
SHPËRNDAJE

Albert Cjapi prej 2 vitesh bën dializë, për të jetuar. Së fundi, për shkak të situatës së izolimit nga koronavirusi, Alberti thotë se nuk ka me çfarë të shkojë në spitalin e Elbasanit.

DD

Ambulancat nuk e çojnë dhe mjete të tjera transporti nuk ka në qarkullim, që të mund ta çojnë, ta presin të mbarojë punë dhe ta kthejnë në shtëpi.

“Nuk kemi kundërshtim me urdhrin e kryeministrit që thotë karantinë, po për ne të dializës tani? Duhet të shkoj tre herë në javë. Nuk jemi të vetëm. Janë 3 veta nga Mollasi, bëhen gati 10-12 veta nga Cërriku. Të paktën spitali i Cërrikut të na ndihmojë me ambulancën në këto kohë sa është kjo karantina. Nuk është se jam vetëm unë. Nuk jemi në kundërshtim me karantinën se ai mendon për shëndetin tonë. Kur më thotë ruhu nga virusi, atëherë vdis në shtëpi nga dializa. Unë s’e bëj dot”, tha ai.

Në Qendrën Shëndetësore të Cërrikut, drejtori premtoi se do flasë me kryetarin e bashkisë, për gjetjen e një mjeti për pacientët e hemodializës gjatë kësaj periudhe.

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka ndjekur rastin:

Drejtori: Duke qenë në këtë situatë, ne kemi nisur emrat, ça janë domethënë brenda bashkisë Cërrik, vetëm qyteti, na takon ne, e kemi nisur te Operatori Rajonal dhe nuk i pengon askush në lëvizje, mjafton të japin targën.

Gazetarja: Problemi është që ky pacient, ose X pacient nuk ka automjet privat. Nuk ka luksin që të marrë taksi pasi kostoja është shumë e lartë.

Drejtori: Problemi është i tillë, që ata e marrin kompensimin e udhëtimit. Edhe pse janë në periudhë izolimi, e kanë të drejtën të udhëtojnë, mjafton të deklarojnë targën.

Gazetarja: Nuk kanë makinë që ta deklarojnë se me çfarë do të udhëtojnë

Drejtori: Për këtë ne do ta diskutojmë, ta ngremë edhe me kryetarin e Bashkisë, sesi të japim një zgjidhje, që të vëmë një mjet apostafat për ata.

 

Ndërkohë në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe drejtori teknik thotë se po përpiqen për një zgjidhje, por të gjitha autoambulancat varen nga 127-ta, Drejtoria e Përgjithshme e Urgjencës Kombëtare.

Gazetarja: Kam problemin e pacientëve që janë me dializë nga Cërriku dhe vijnë e bëjnë këtu në spitalin e Elbasanit. Arsyeja që kemi ardhur pranë spitalit të Elbasanit është një ambulancë për ata pacientë që nuk janë të paktë.

Drejtori: Të gjitha ambulancat varen nga 127-ta. Ne për gjithçka marrim 127-ën dhe për vizitat brenda qytetit. Në qoftë se 127 jep ok!/tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura