Koronavirusi/ BE në kontakt me 38 prodhues të vaksinave eksperimentale, përfshirë Kinën dhe Rusinë

Sep 22, 2020 | 11:23
SHPËRNDAJE

“Agjencia Evropiane e Barnave që nga fillimi i muajit shtator është në kontakt me 38 prodhues të vaksinave kundër koronavirusit“, kështu deklaroi para Parlamentit Evropian, kreu i Task Force për Testimin Klinik dhe Prodhimin e EMA, Fergus Sëeeney.

vaksnine

“Që nga fillimi i shtatorit, EMA ka qenë në kontakt me prodhuesit e 38 vaksinave eksperimentale për Covid-19,” tha ai, transmentojnë mediat greke. 

Vaksinat duhet të aprovohen nga EMA përpara se të përdoren në Bashkimin Evropian .

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përfshirë 38 vaksina eksperimentale në provat klinike, përfshirë vaksinat që po zhvillohen në Kinë dhe Rusi.

149 vaksina të tjera kandidate janë në proces të vlerësimit para-klinik. Fergus Sëeeney tha se procedurat e licencimit të Bashkimit Evropian do të ndjekin protokollin aktual dhe shtoi se BE-ja ka përforcuar sigurinë në testimin e vaksinave eksperimentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura