Koronavirusi/ “Asnjë neglizhim, duhet rritur vigjilenca”, ministrja Manastirliu jep detajet: Të përgatitur për çdo skenar

Feb 28, 2020 | 16:25
SHPËRNDAJE

Duke konfirmuar se asnjë rast i të prekuri nga koronavirusi nuk është shënuar deri më tani në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje që të rritet vigjilenca dhe përgjegjshmëria për të mbrojtur sistemin mjekësor dhe të rritet stoku i mjeteve mbrojtëse personale.

maan

Nga mbledhja e sotme e task forcës, Manastirliu tha se janë 18 persona deri më sot të testuar të cilët kanë rezultuar negativë.

“Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për cdo skenar potencial

Asnjë neglizhim duhet rritur vigjilenca dhe përgjegjësia ndaj kësaj situate. Duhet të përsëris besimin që kam personalisht tek ekipet tona mjekësore, tek mjekët e infermierët në gjithë vendin, të gjithë do bëjmë më të mirën por është koha për të rritur vigjilencën më shumë dhe përgjegjësinë në cdo hallkë të sistemit. Nuk duhet të harrojmë që jemi në një situatë gripi stinor, masat duhen përforcuar me qëllimin madhor për mbrojtjen e sistemit mjekesore, eshte stafi mjekesor qe para disa vitesh ka përballuar pandemi me shumë më pak kushte e mjete të mbrojtjes personale, ndaj tani janë fokusuar masat për mbrojtjen personale te mjekeve e infermiereve ne te gjithe vendin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura