Koronavirusi/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj në Shqipëri: Kthehuni menjëherë në SHBA

Mar 25, 2020 | 13:07
SHPËRNDAJE

90940496_10157187695735838_2285475329403256832_n

Ambasada e SHBA i ka nxitur qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, njoftim ky në kushtet kur pandemia e koronavirusit ka prekur Shqipërinë dhe rastet po shtohen çdo ditë.

Në një njoftim shpërndarë në rrjetet sociale, ajo nënvizon se qëndrimi në vendin tonë është i mundur vetëm në rastet “kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar”.

“Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania.

Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2UiEwBQ
Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevoje për ndihmë urgjente, ju lutemi të nisni një email në: [email protected]”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura