Koronavirusi, 26 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninp e Veriut. Viktimë është një…

Mar 30, 2020 | 18:47
SHPËRNDAJE

Një 79 vjeçar nga Dibra, është viktima e shtatë nga koronavirusi në vend.

Una infermiera del reparto di Malattie Infettive dell'ospedale S.Martino. Genova, 30 Gennaio 2020. ANSA/LUCA ZENNARO

Ai më 23 mars kishte rezultuar pozitiv, ndërsa më 25 mars ishte shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, në gjendje të rënduar.

Lajmi i mirë është se nëntë persona, tetë prej të cilëve nga Dibra dhe një nga Shkupi janë shëruar dhe lëshuar në shtëpi. Sipas ministrisë së Shëndetësisë ata kishin rezultuar dy herë radhazi negativ në testin e koronavirusit.

Përqindja e personave të shëruar, krahasuar me ata që kanë ndërruar jetë, është më e lartë, respektivisht 4.21% kundrejt 2.46%, apo thënë ndryshe 12 të shëruar dhe 7 viktima.

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 26 raste të reja, duke çuar numrin e të prekurve në 285.

Nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se me informacione më të detajuara rreth të dhënave për numrin e infektuarve nëpër qytete, do të dalin në orët në vazhdim, pasi disa nga të infektuarit punojnë në Shkup, mirëpo jetojnë në qytete të tjera.

Deri tani  të infektuar janë regjistruar nga 14 qytete. Shkupi ka numrin më të madh të të prekurve ndërsa më pas radhitet Dibra.

Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë deri tani grup mosha më e prekur është 50-59 vjeç. Momentalisht Maqedonia e Veriut ka më shumë raste të regjistruara me koronavirus se Shqipëria dhe Kosova respektivisht, 212 dhe 91.

/Alsat-m/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura