Koronavirus vë në rrezik teknologjinë botërore

Feb 11, 2020 | 20:51
SHPËRNDAJE

asojat e Koronavirusit nuk janë të rënda vetëm për njerëzit, por edhe për ekonominë botërore, me sektorin teknologjik që rrezikon të jetë ndër më të prekurit.

https___s3-ap-northeast-1.amazonaws.com_psh-ex-ftnikkei-3937bb4_images_6_0_7_7_24637706-6-eng-GB_名称未設定 2ref

Kompani të ndryshme kineze janë detyruar të ndërpresin aktivitetin, duke lënë në shtëpi mijëra punonjës dhe duke ngadalësuar furnizimin për kompanitë e mëdha hi-tech, me në krye Apple. Ndërkohë Koronavirus po vë në rrezik edhe zhvillimin e Mobile World Congress, panairi më i madh botëror i telefonisë, i parashikuar në fund të shkurtit, në Barcelonë.

Ndër kompanitë kineze më të goditura të sektorit është Foxconn, prej së cilës varet një pjesë e mirë e prodhimit të iPhone, por edhe pajisjeve të shoqërive të tjera si Motorola, Nintendo, Microsoft, Sony, Xiaomi e HdmGlobal. Foxconn, përveçse ka zvogëluar vlerësimet e rritjes, po mendon të zhvendosë prodhimin e saj në Indi. Sipas analistit Ming Chi Kuo, fabrika në qytetin e Zhengzhou është më e rëndësishmja për montimin e iPhone 11 dhe 11 Pro, aktualisht në treg.

Koronavirus rrezikon edhe zhvillimin e Mobile World Congress, panairi më i rëndësishëm në botë kushtuar telefonisë, i planifikuar në fund të shkurtit në Barcelonë. LG, Ericsson, Amazon, Asus, Nvidia e Sony kanë hequr dorë nga pjesëmarrja “për sigurinë e punonjësve” dhe do të jenë të pranishme nëpërmjet videokonferencës.

Në orët e fundit, listës së kompanive që kanë hequr dorë nga pjesëmarrja u janë shtuar edhe shumëkombëshja amerikane Intel dhe kompanitë kineze prodhuese të smartphone-ve Vivo, Ulefone dhe Umidigi.

“Siguria dhe mirëqenia e punonjësve tanë është përparësia jonë” – u shpreh një zëdhënës i Intel.

Ndërkohë kompanitë kineze Tcl dhe Zte do të jenë të pranishme në pavijone, por do të heqin dorë nga mbajtja e konferencave për shtyp. GSMA, organizata botërore që bën bashkë 800 operatorë mobilë dhe organizon këtë panair, në ditët e mëparshme ka folur për “ndikime minimale” dhe për masa të rrepta për stafin. Por është e ligjshme të pritet një efekt domino për një ngjarje kaq të madhe.

Në fund, Samsung ka marrë masa sigurie për prezantimin sot në San Francisko të smartphone-ve të rinj. Në një email dërguar pjesëmarrësve, kompania koreanojugore parashikon ngritjen e “stacioneve” për dezinfektimin e duarve dhe matjen e temperaturës.

Këtë të premte, organizatorët e Panairit do të mblidhen dhe do të vendosin për zhvillimin e tij. /Monitor/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura