Koronavirus bën “masakër” në Itali, kryebashkiaku i Bergamos: Ndeshja Atalanta-Valencia ishte ‘bombë biologjike’

Mar 28, 2020 | 21:20
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Bergamos Xhorxho Gori e ka konsideruar ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ve të Ligës së Kampioneve Atalanta-Valencia e luajtur në “San Siro” si “bombë biologjike” duke iu referuar përhapjes së koronavirusit në këtë qytet.

260px-Giorgio-Gori

Takimi u luaj në 19 shkurt dhe kreu bashkiak i Bergamos beson se fakti që në “San Siro” ishin të pranishëm plot 44 mijë veta ka shkaktuar përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

“Ajo ndeshje ishte një bombë biologjike. Në atë kohë ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Pacioenti i parë në Itali u shënua në 23 shkurt. Nëse koronavirusi ka qenë duke qarkulluar atë kohë, 44 mijë personat në ‘San Siro’ janë infektuar me këtë virus. Askush nuk e dinte se virusi po qarkullonte mes nesh. Shumë veta i kanë parë ndeshjet në grup dhe natyrisht që kanë patur kontakte me njëri-tjetrin. Virusi është transmetuar nga një person te një tjetër”, shprehet kryetari i bashkisë së Bergamos Xhorxho Gori.

Bergamo është qyteti më i prekur nga koronavirusi në Itali pas Milanos, duke shënuar një numër të konsiderueshëm viktimash nga virusi COVID-19.

Në të gjithë Italinë, numri i viktimave prej koronavirusit ka kaluar numrin e 10 mijë të vdekurve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura