Koronavirusi/ Regjistrohen 114 raste të reja në Kosovë

Jul 3, 2020 | 22:25
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus.

Numri më i madh i tyre, 35, është në Komunën e Ferizajt, pastaj vjen Komuna e Prishtinës me 17 raste, Komuna e Mitrovicës 9 raste, Komuna e Pejës 9 raste, Komuna e Vushtrrisë 9 raste, Komuna e Prizrenit 8 raste, Komuna e Gjakovës 7 raste, Komuna e Rahovecit 5 raste, Komuna e Gjilanit 4 raste, Komuna e Vitisë 3 raste, Komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skënderaj.

kosova

Po ashtu, këtë të premte janë shëruar edhe 117 pacientë, të cilët e çojnë në 1,824 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Brenda një jave në Kosovë kanë humbur jetën 14 persona nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me koronavirus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura