Koreografi francez me origjinë shqiptare në Tiranë për “Dasmën”

Nov 10, 2015 | 8:53
SHPËRNDAJE

U shfaq të shtunën premiera e baletit “Dasma” e koreografit francez me origjinë shqiptare, Angjelin Prelocaj. Në të njëjtën mbrëmje, ishte edhe baleti “La Stravaganzza”, për premierën e të cilit Prelocaj ka ardhur në Tiranë një vit më parë. Në një konferencë për shtyp, që u mbajt ditën e djeshme, Prelocaj tregoi se si ishte frymë- zuar “Dasma” nga ritualet e dasmave shqiptare e që i shkonte fare mirë muzikës tragjike të Stravinskit.

Angjelin Prelocaj dhe trupa e baletit
Angjelin Prelocaj dhe trupa e baletit

“Kam besuar gjithmonë që forca e baletit qëndron tek interpretimi i asaj që ndjen. Janë pa dyshim edhe balerinët ata që do t’i japin forcën e duhur dhe unë jam shumë i gë- zuar që do ta shoh këtë balet të vënë në skenë nga një trupë shqiptare, sepse, përveçse është krijuar e frymëzuar nga motive shqiptare, e shqiptarizojnë edhe më, pikërisht ata. Baleti “Dasma”, me muzikë të Stravinskit, është frymëzuar nga historia ime personale, është historia e familjes sime. Nuk është dasma që njohim sot, është dasmë e trishtë, sepse edhe muzika e Stravinskit më ndihmoi të vinte e tillë. Madje jam çuditur kur e kam dëgjuar, sepse gjithnjë, në Francë, isha më- suar ta shihja dasmën si një ngjarje të gëzueshme, ndërsa përmes muzikës së tij ajo vjen tragjike”.

9164_15preljocaj-articlelarge
Koreografi e balerini me famë botërore e me dhjetëra çmime të fituara në mbarë botën, sjell në mendje lotët e pafund që karakterizojnë dasmat shqiptare. “Qajnë plakat për të shkuarën e tyre, qanë gratë e martuara për atë që jetojnë e në fund, qajnë edhe vajzat e vogla për atë që i pret”.

Kjo ka qenë dasma e dikurshme në zonat e Veriut, por askush nuk do të çuditej nëse do të gjente ende sot, sërish, rituale të së shkuarës. Përveç baletit, Angjelin Prelocaj ka folur gjithashtu për ardhjen e tij të parë në Shqipëri, në vitin 1992, pas rënies së sistemit komunist.

Angjelin Prelocaj me bashkëshorten
Angjelin Prelocaj me bashkëshorten

“Ishte një emocion i jashtëzakonshëm për mua, sepse unë isha në barkun e nënës, kur ajo ishte nëntë muajshe e u arratis për në Francë. Kam lindur vetëm 2 javë më vonë, e prej atëherë, prindërit e mi patën menduar se nuk do ta shihnin më kurrë Shqipërinë. Kam parë emocion të patregueshëm kur i solla këtu e na prisnin për të na nderuar të gjithë”, përfundon Prelocaj.

Ani Jaupaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura