Koreja e Veriut lëshon raketa balistike sapo Joe Bideni largohet nga Azia

May 25, 2022 | 8:19
SHPËRNDAJE

raletaKoreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike mëngjesin e së mërkurës, ka thënë ushtria e Koresë së Jugut, shkruan BBC.

Autoritetet në Seul thanë se raketat u hodhën në hapësirën prej më pak se një ore nga zona Sunan në Phenian.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden u largua nga rajoni, pas një udhëtimi ku u zotua për të forcuar masat për të frenuar Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut ka testuar një sërë raketash balistike që nga fillimi i këtij viti.

Japonia konfirmoi se të paktën dy lëshime ndodhën të mërkurën, por pranoi se mund të ketë pasur më shumë.

Kishi kritikoi lëshimet, duke thënë se ato ishin “të papranueshme”, duke shtuar se do të “kërcënonte paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Japonisë dhe komunitetit ndërkombëtar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura