“Koreja e Veriut do të shkatërrohet”, SHBA njofton dështimin e diplomacisë

Sep 18, 2017 | 9:51
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije se OKB ka përjashtuar opsionet për të ndaluar programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe se kjo e fundit do të shkatërrohet.

21903828_10210619769473848_1689885670_n

Donald Trump duket se ka hequr dorë nga diplomacia për të zgjidhur krizën – dhe zgjidhja ushtarake duket e vetmja alternativë.

Negociatori i tij i lartë tha se OKB-ja kishte “harxhuar” të gjitha opsionet për një fund paqësor.

Në një intervistë me bombë ambasadorja e SHBA-së Haley tha se:

“Ne i kemi analizuar të gjitha gjërat që mund të bëjmë në Këshillin e Sigurimit në këtë pikë”,duke shtuar se ishte e kënaqur që ia dorëzoi çështjen Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis.

“Nëse shterohen opsionet diplomatike në Korenë e Veriut, ushtria amerikane do të “kujdeset për këtë”, shtoi ajo.

Haley paralajmëroi se lufta do të nënkuptonte shkatërrimin e Koresë së Veriut.

“Nëse Koreja e Veriut vazhdon me këtë sjellje të pamatur, nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbrojnë veten ose të mbrojnë aleatët e tyre në çdo mënyrë, Koreja e Veriut do të shkatërrohet,” tha Haley. “Të gjithë e dimë këtë, dhe askush prej nesh nuk e dëshiron këtë”, shtoi ajo.

21767391_10210619769433847_1795563661_n

Më tej ambasadorja shton se ky regjim është shumë pranë një kërcënimi për për SHBA-në dhe të tjerët, kështu që me të vërtetë OKB duhet të lëvizë me urgjencë për sanksionet, për diplomacinë dhe për t’u përgatitur, nëse është e nevojshme, një opsion ushtarak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura