Koreja e Jugut ashpërson tonet, paralajmëron Phenianin të ndalojë testet bërthamore: Do të merrni një përgjigje të paprecedentë nëse…

Nov 29, 2022 | 10:02
SHPËRNDAJE

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka ashpërsuar tonet në lidhjet me testet bërthamore të Koresë së Veriut. Suk-yeol paralajmëroi Phenianin për një përgjigje të paprecedentë së bashku me aleatët nëse Koreja e Veriut vazhdon me testet bërthamore.

koreja

Më tej, ai i kërkoi Kinës ndihmë për të ndikuar te Koreja e veriut që të heq dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe raketave.

Në një intervistë me Reuters të hënën, Yoon i bëri thirrje Kinës, aleatit më të ngushtë të Koresë së Veriut, të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ajo që është e sigurt është se Kina ka aftësinë të ndikojë mbi Korenë e Veriut dhe Kina ka përgjegjësinë për t’u përfshirë në proces”, tha Yoon.

“I takon Pekinit të vendoste nëse do ta ushtronte atë ndikim për paqen dhe stabilitetin”, shtoi ai.

Teksa u pyet se çfarë do të bënin Koreja e Jugut dhe aleatët e saj, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, nëse Koreja e Veriut kryen një provë të re bërthamore, Yoon tha se përgjigja “do të jetë diçka që nuk është parë më parë”, por nuk pranoi të shtjellojë se çfarë do të ishte një gjë e tillë.

“Do të ishte jashtëzakonisht e pamenduar që Koreja e Veriut të kryente një test të shtatë bërthamor”, paralajmëroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura