Korçë, shfrytëzoi nipin 9 vjeç, pranga dajës tutor

Jul 19, 2011 | 10:43
SHPËRNDAJE

KORÇE- Një tjetër skandal abuzimi seksual me të mitur ndodh në qarkun e Korçës. Një 9-vjeçar nga qyteti i Korçës është shfrytëzuar për disa muaj radhazi nga daja i tij. “Arben Hajdinllari prej disa muajsh shfrytëzonte seksualisht nipin e tij të mitur në kryeqytet. 45-vjeçari nga qyteti i Korçës e merrte të miturin në Tiranë dhe pasi i siguronte klientët, e detyronte atë që të kryente marrëdhënie seksuale me burra të grupmoshave të ndryshme. Shuma e kërkuar prej 45-vjeçarit në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve me të nipin shkonte 4 mijë lekë. Njëherazi ai e ka shfrytëzuar 9-vjeçarin edhe për të lypur, në kohën që përpiqej për të siguruar klientët në kryeqytet”, bëri të ditur Policia. Sipas burimeve, i mituri u ka pohuar prindërve të tij, romë, gjithçka i ndodhte në shoqërinë e dajës së tij në Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, fëmija që ndodhet në traumë psikologjike ka pohuar se daja i tij e detyronte të prostituonte me të rritur. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se udhëtimet e 45-vjeçarit së bashku me fëmijën, drejt Tiranës ishin 3-4 herë në javë. Pas denoncimit të prindërve të fëmijës, policia e Korçës organizoi operacionin që e kodoi “Porosia”, dhe arrestoi Arben Hajdinllarin me akuzuan e “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” dhe “Keqtrajtim i të miturve”. Pak javë më parë, dy të rinj u arrestuan në një fshat të Korçës, pasi abuzuan me një të mitur.  dh.d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura