Një person është gjetur i vdekur sot prapa stadiumit “Skënderbeu” në qytetin e Korçës.
Sipas policisë viktima është identifikuar si shtetasi Elvis Sarolli, 28 vjeç.
Dyshohet se i riu ka humbur jetën nga overdoza, pasi Sarolli rezulton përdorues i lëndëve narkotike.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të vdekjes së të riut.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al