Korça si “Republika tjetër”, aty ku ka 24 orë ujë dhe birrë…

Aug 13, 2017 | 14:30
SHPËRNDAJE

Këto ditë, duket sikur në Korçë je në “Republikë tjetër”, ndryshe nga Republika e Shqipërisë. Edhe pse janë në të njëjtin territor shtetëror e me të njëjtën qeveri, këto ditë, korçarët po jetojnë me tjetër realitet shpirtëror, ndryshe nga pothuajse gjithë banorët e zonave të tjera të vendit, të cilët përveç pesimizmit të përhershëm të këtij tranzicioni, në 2 muajt e kësaj stine vere, po masakrohen edhe nga zjarret dhe mungesa totale e ujit në familje!

festa e birra korca

Ndryshimi nuk ka lidhje me “punët e qeverisë”, mbasi korçarët nuk kanë nisur të ngjiten në majë të kullës së Nikos e as të shtrihen në sheshin e Raqkës. Realiteti korçar si në “Republikë tjetër”, ka lidhje me dy realitete, që banorët e këtij qyteti po përjetojnë në këto ditë muaj gushti. Ndryshe nga shqiptarët në të gjitha zonat, korçarët, nuk po qëndrojnë “roje” tek banesat nga frika e rënies apo vënies së zjarreve.

Nuk po qëndrojnë “dezhurn” brenda shtepive, por kane dale e po ‘lahen’ me birra “Korça” ne sheshin e madh te festes se “Birra Korça”, te organizuar nga skraparliu Irfan Hysenbelliu, pronar i fabrikës së kësaj birre cilësore, të famshme e të mirënjohur jo vetëm në Shqipëri! Këto ditë gushti me thatësirë e zjarre të shumtë, korçarët kanë 3 zgjidhje: Kush nuk do të pijë ujin “qelibar”, mund të pijë birrë “Korça”. Ata që nuk dëshirojnë as ujë e as birrë, mund të thithin ajër të pastër.

Korçarët i kanë brenda shtëpisë këto tri “produkte” që janë të domosdoshme në një vapë të madhe. Birrën u ka çuar Irfani, ujin e pastër 24 orë, ua ka garantuar “gjermani” që para vitit 2010, mungesën e zjarreve ua ka garantuar qytetaria e tyre! Ndërsa shqiptarët në pothuajse krejt territorin e republikës, po “digjen” nga zjarri dhe mungesa e ujit, në Korçë është si në të jesh në “Republikë tjetër, me 24 orë ujë dhe birrë…

birra 2 birra 3 birra 4 birra 5 birra 6 birra 7 birra 8

Telegraf

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura