Korça në festë, Skënderbeu ngre lart trofeun e pestë rradhazi (FOTO)

May 22, 2015 | 21:37
SHPËRNDAJE

Shpërthen festa në Korçë. Skënderbeu ka menduar që të mos ia zbehë aspak festën e shumëpritur tifozëve korçarë. Të besuarit e Mirel Josës kanë mposhtur sot 2-0 Vllazninë në ndeshjen e javës së fundit duke e mbyllur këtë sezon me fitore.

Golat e shënuar nga Berisha dhe Progni gjatë 45 minutave të para i dhanë fitoren ekipit edhe në përballjen e sotme. 

Bardhekuqtë e Mirel Josës festuan sot titullin e pestë rradhazi dhe të gjashtin në historinë e klubit. Mes një atmosfere elektrizuese ekipi i Skënderbeut ngriti lart në qiell trofeun që këtë vit e ka munduar më shumë se çdo sezon tjetër.
 

Drejtuesit e klubit në bashkëpunim me tofozerinë ishin kujdesur që gjithçka të ishte perfekte në këtë mbrëmje dhe ashtu ndodhi.

Menjëherë mbas vërshëllimiës së gjyqtarit të ndeshjes ndaj Vllaznisë ka shpërthyer festa e korçarëve e cila do të vazhdojë deri në orët e para të mengjesit. Skënderbeu ka të drejë të festojë këtë sukses të madh pasi deri në ndeshjen e parë në Champions League ka ende kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura