Kopshti i ri në Fikas, Veliaj: Ofrojmë të njëjtin shërbim për fëmijët, si në qendër edhe në periferi

Sep 20, 2021 | 12:54
SHPËRNDAJE

 

Kopesht-kopshte-Një tjetër kopësht i ri u inaugurua në periferi të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në kopshtin e ri “Bletëza Maja” në Fikas, teksa tha se një nga sfidat e bashkisë ishte ofrimi i shërbimit me të njëjtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi.

“Një nga sfidat që kemi pasur dhe ka qenë edhe vetë kemi qenë skeptik, a do arrijë dot Tirana e madhe të ofrojë shërbime dinjitoze, si në periferi edhe në qendër. Sot ia kemi mbërritur kësaj dite. Me këtë kopësht i kemi dhënë prindërve një mesazh shumë të fortë: Nuk ka arsye pse të dyndemi në Tiranë me trafik dhe ngarkesë, e cila duke qenë se është urbanizuar jashtë mase, kopshtet janë në kapacitete maksimale. I gjetëm kopshtet me 30% kapacitet, ndërkohë sot jemi në një situatë ku kemi më shumë kërkesa, në disa raste dhe 7-8 fish më shumë, se sa mundësitë”, nënvizoi Veliaj.

Kopesht-kopshte-11

“Ne do të hapim 10 kopshte dhe shkolla këtë semestër dhe 10 të tjera, semestrin e dytë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Tiranë. Po bëjmë histori”, vuri në dukje Veliaj, teksa pohoi, – “Po do të dish të ardhmen e një kombi, shih si i ka kopshtet dhe çerdhet. Mos pyet gjithologët dhe analistët. Një komb me kopshte të mira, ka të ardhme. Në qytetin që gjetëm para 5-6 vitesh, kopshtet e çerdhet ngjanin me burgjet, ku lagështira lëpihej nëpër mure. Ai ishte qytet pa të ardhme”.

Në fund, kryebashkiaku u bëri edhe njëherë ftesë bizneseve private, që t’u vijnë në ndihmë prindërve që punojnë aty, duke hapur kopshte dhe çerdhe në vendin e punës. “Dua t’i bëj një thirrje çdo biznesi, i cili ka 20 nëna të reja punonjëse, të konsiderojnë hapjen e një çerdhjeje ose kopshti në afërsi të punës. Është e provuar shkencërisht, me financa, me ekomomi që fitimi vetëm shtohet. Dua që këtë ta kthejmë në standard”, nënvizoi ai.

Kopesht-kopshte-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura