Kopshti i anonimëve, si i identifikojnë të afërmit viktimat e tërmetit

Aug 26, 2016 | 13:37
SHPËRNDAJE

E quajnë kopshti i atyre pa emër. Kohë më parë priste të moshuarit e Amatrices, sot viktimat e tërmetit.

kopshti

Shumë, sipas atyre që tregojnë autoritetet, janë ende pa një identitet. Pa një emër dhe pa mbiemër. Të vendosur shtrirë, me pak distancë nga njëri-tjetri, të mbuluar, ata presin t’i njohin. Edhe me atë pamje që i la tërmeti, pasi i mori jetën.

Krah tyre ka edhe tenda. Aty sillen edhe ata që nxirren nga rrënojat pas operacioneve të shpëtimit. Edhe pëe ta është shpesa e fundit, e jetës, apo vdekjes, cilado të vijë për t’i marrë, shkruan La Stampa ne nje reportazh.

Policia shkencore ka tashmë një tjetër punë të vështirë mbi supe, identifikimin. Viktimat presin emër, edhe nëse të afërmit nuk arrijnë t’i gjejnë.

Të gjymtuarit presin shpëtim e rikuperim, të tjerët, familjarë apo të njohur për t’i varrosur, në të kundërt i pret I ftohti akull I frigoroferëve të morgut.  Por më parë u duket certifikata e fundit, ajo e vdekjes. Procesi nuk është I thjeshtë, duhet një numër, fotografi, shenjat e gishtave dhe mostra e ADN-së.

Të gjitha të regjistruara, ruhen, duke pritur që “shenjat e kufomës” të japin një rezulat pozitiv njohjeje.

Jashtë dhe brenda çadrave I njëjti dëshpërim: përballja me kufomat dhe shpresa se ata që kërkojnë të mos jetë mes trupave që shtrihen të pajetë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura