Kopjoi Elvana Gjatën për albumin e ri? Pas akuzave në rrjet, reagon për herë të parë Elhaida Dani

Sep 25, 2021 | 20:29
SHPËRNDAJE

Elhaida Dani publikoi pak ditë më parë albumin e ri të titulluar “ZanIN”, por ndjekësit në rrjete sociale e kanë akuzuar këngëtaren se ka kopjuar Elvana Gjatën.

elhaida dani, elvana gjata (3)

Para pak muajsh, Elvana publikoi albumin e saj “Çelu”, i cili përfshinte vtëm këngë në gjuhën shqipe, shoqëruar me videoklipet përkatëse. Pas akuzave që i janë bërë online, Dani reagoi për herë të parë dje gjatë intervistës për “T7”.

elhaida dani, elvana gjata (2)

Artistja, e cila është zhvendosur në Itali prej nëntë vitesh, mohoi ta ketë kopjuar Gjatën.

Nuk është e vërtetë, por të them të drejtën që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë, sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë çdo artisti tjetër për ta bërë”,- tha Elhaida.

elvana gjata, loredana zefi, dafina zeqiri, arilena ara (12)

Albumi i Danit përfshin pesë këngë: “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, të cilat janë shoqëruar po ashtu me videoklipe.

E pyetur për jetën private, Elhaida tha se është “shumë e lumtur”, por nuk preferoi të zbulonte më shumë.

Jam me fat, sepse rrethohem nga njerëz që më bëjnë të lumtur. Tani gjeje vetë pse, kush, çfarë…”,- u shpreh artistja.

rovena stefa elhaida dani (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura