“Konvikti” prangos 6 persona, shpërndanin drogë në qytetin e Korçës

Jul 25, 2015 | 14:29
SHPËRNDAJE

Sektori kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Korçës finalizoi operacionin e koduar “Konvikti”, ku sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe prangosi gjashtë persona.

Sendet e sekuestruara
Sendet e sekuestruara

Sipas burimeve zyrtare mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Bledjon Liçe, 29 vjeç, Sajmir Liçe, 24 vjeç, Gentian Koçoli, 32 vjeç, Marjus Koçoli, 26 vjeç, Elton Koçoli, 36 vjeç dhe Renato Mujo, 23 vjeç, që të gjithë banorë të qytetit të Korçës.

Foto 3

Këta shtetas akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre dhe në lokalin e Renato Mujos, u gjetën 1.5 kilogramë heroinë, 10 gram kokainë dhe 3 kilogram lëndë narkotike e dyshuar hashash.

Foto 6

Policia dyshon se droga ishte për shpërndarje në qytetin e Korçës, ndërkohë që kanë sekuestruar edhe një automjet tip “Golf”.

Foto 2

Materialet i kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Foto 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura