Italiani kapet ‘mat’ në Rinas me 350 mijë euro, por ja si u justifikua ai

Nov 16, 2017 | 16:58
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Shtetasi italian i cili u ndalua ne Rinas per kontroll dhe ne cante iu gjeten 350 mije euro, eshte marre ne pyetje ku mesohet se ka deklaruar qe paratë janë të ligjshme nga biznesi i tij. Ai ka thënë se i ka tërhequr në bankë, por nuk i ka deklaruar.

“Unë jam biznesmen dhe paratë që kisha me vete janë të ligjshme, vijnë nga bizneset e mia. I kam tërhequr në bankë, por nuk i deklarova”, mësohet të ketë thënë italiani, raporton “BalkanWeb”.

Kontrolli rastësor ‘fundos’ italianin, ja ku shkonte ai me 350 mijë euro

Policia ka referuar materialet hetimore ne Prokurorine e kryeqytetit per një italian i cili do te hetohet ne gjendje të lirë pasi iu gjetën 350 mijë euro.

rinas

Kjo shumë e konsiderueshme parash iu gjet gjate kontrollit te Policise teksa ai po dilte nga Rinasi drejt vendit të tij.

Policia thotë se jane kryer veprimet hetimore për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal në ngarkim  të shtetasit M.C., 51 vjeç lindur në Tradate, Itali.

Veprimet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi u kryen për arsye se gjatë kontrollit të pasagjerëve me itinerar Tiranë-Itali, ky shtetas u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350.000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore. Policia ka bërë sekuestrimin e vlerës monetare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura