Kontrolli në lokal i çon në pranga, ja për çfarë e përdornin biznesin e tyre dy vëllezërit

Feb 22, 2020 | 11:03
SHPËRNDAJE

Dy vellezer ne Fier jane arrestuar ne flagrance nga policia, pasi u zbuluan se e kishin përshtatur lokalin e tyre për përdorim droge dhe tregtonin lëndë narkotike.85205378_2675882476031440_4582720758983163904_n

Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasit D. B., 40 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, banues në Fier.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Sekuestrohen 122 gram lëndë narkotike në formë çokollate, e dyshuar kanabis sativa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. B., 40 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, banues në Fier.

84106773_2675882509364770_3585191463203373056_n

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura