Kontrolli në lokal fundos pronarin shqiptar, çfarë bënte nën hundën e policisë

Mar 24, 2018 | 15:20
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Venecia të Italisë pasi shpërndante lëndë narkotike në barin që menaxhonte.

venecia

I.M menaxhonte lokalin Luna Rossa në rrugën San Dona në Venecia shumë pranë komisariatit të policisë, ku dhe e përdorte për të shpërndarë lëndë narkotike.

Policia italiane kontrolloi edhe në shtëpinë e 35 vjeçarit ku dhe zbuluan dhe sekuestruan disa doza kokaine të gatshme për tu shitur si dhe 4 mijë euro.

Shqiptari ishte i njohur për policinë italiane pasi më parë ishte kapur në posedim të lëndëve narkotike dhe disa para të pa deklaruara. 35 vjeçari shqiptar me iniciale I.M është arrestuar dhe po pret të gjykohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura