Kontrolli në kamionin që transportonte çanta letre drejt Italisë, ja çfarë zbuloi policia

Oct 31, 2020 | 12:03
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, godet një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, ku ka sekuestruar 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme.

vlore policia

Procedohet penalisht drejtuesi i kamionit ku u gjetën paketat me cigare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, një kamion që transportonte çanta letre në drejtim të Italisë.

Gjatë kontrollit, në kabinën e kamionit që drejtohej nga shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u konstatuan të fshehura në kuti kartoni 50 steka me 500 paketa cigaresh të markave të dryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin G. H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura