Kontrolli në banesë fundos vlonjatin, i gjendet kokainë. Policia jep detajet

Oct 20, 2018 | 11:36
SHPËRNDAJE

Operacioni antidrogë “Fast Service” ka kapur ne flagrance nje te ri ne Vlore. Pas informatave te marra dhe kontrollit ne banese, policia ve ne pranga shtetasin Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë.

Ne banese atij iu gjeten dozat e kokaines gati per shitje, te cilat iu sekuestruan si prove materiale se bashku me nje automjet dhe nje aparat celular.

droga

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operstive, kanë finalizuar operacionin e koduar “Fast Service” duke vënë para përgjegjësisë penalë një shtetas.

Në lagjen “10 Korriku” Vlorë në banesë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë.

Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë”

• 1 (një) autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ

• 1 (një) aparat celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura