Kontrolli i orëve të vona në rrugën Tiranë-Durrës, 39 persona kapen “mat”. Policia jep detajet

Jul 22, 2018 | 8:58
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrolle të shtuara me Radar në disa pika gjatë fundjavës, pas kontrolleve sistematike.

Gjatë 48 orëve të fundit, Policia ka pezulluar 39 leje drejtimi për shejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative për OASh për pezullim të Lejes së Drejtimit.

kontroll

Njoftimi i policisë:

Radar=Parandalim aksidentesh=Jetë të shpëtuara.

140 km/h deri në 223 km/ h ekstrem, papërgjegjshmëri totale ndaj jetës .

“Mos shpejto të arrish aksidentin, familja po të pret”

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

Kontrolle të shtuara në disa pika me Radar gjatë fundjavës, por jo vetëm në fundjavë, pasi kontrollet kanë vijuar sistematikisht.

Gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 39 Leje Drejtimi për shejtësi tej normave të lejuara.

Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative për OASh për pezullim të Lejes së Drejtimit.

Qëllimi jonë s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës, do shtojë akoma më shumë kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe apelon për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të automjetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura