Kontrollet tatimore bazuar në risk, katër modulet si përzgjidhen bizneset

Jun 30, 2016 | 9:06
SHPËRNDAJE

Administrata tatimore po aplikon metodën e riskut për inspektimet tatimore në kuadër të një aksioni antiinformalitet që nisi në shtatorin e vitit të kaluar.

kupton
Në këtë kuadër Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përgatitur një material sensibiliuezues, me të cilin jepen detaje se si selektohen bizneset me risk të lartë evazioni.

Administrata tatimore në sistemin e saj informatik, ka të evidentuar deklaratat që subjektet pasqyrojnë sa i përket aktivitetit që ata kryejnë. Në koordinim edhe me administratën e Doganave, në kohë reale merret informacion lidhur me transaksionet e kryera dhe saktësisë së pasqyrimit në tatime dhe dogana.
Në këtë kuadër, i jepet prioritet trajtimit të disa risqeve potenciale, të cilat mund të shërbejnë si indice që mund të çojnë për verifikim dhe kontroll nga ana e tatimeve.

Risku i regjistrimit

Në këtë rast administrata tatimore verifikon nëse transaksionet e kryera janë realizuar nga subjekte aktive, dhe jo nga raste të tjera. Indentifikohen edhe rastet kur një biznes mbyll NIPT-in dhe rihap një të ri, në të njëjtën adresë, për të njëjtin aktivitet, në emër të një personi tjetër. Bizneset që operojnë në këtë mënyre për t’iu shmangur taksave, janë objekt i inspektimeve të detajuara, pohojnë tatimet.

Risku i raportimit

Në këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kryqëzon kryesisht të dhënat që merren nga deklarimi i librave, me ato të doganave, si dhe informacionet nga institucione të ndryshme, etj. me deklarimet që pasqyron tatimpaguesi, dhe evidenton nëse ka raste jo të pasqyruara korrekt, kryesisht për:
– Deklaratën e TVSH
– Deklaratën e Tatimit mbi Fitimin  Deklaratën për Tat. e Thjeshtuar Fit.  Deklaratën e Tatimit në Burim
– Deklarata/Listëpagesa për Kontributet Shoqërore dhe Shëndetësore, TAP
– Deklarata individuale Vjetore për të Ardhurat Personale, etj.
Gjithashtu risku i raportimit i referohet edhe rastit të kryerjes së shitjeve pa lëshuar fatura, pa patur kasë fiskale, ose duke patur kasë dhe mos lëshuar kupon tatimor, për efekt fshehje qarkullimi.

Risku i nëndeklarimit

Konsiderohen rastet e nëndeklarimit te çmimeve dhei xhiros. Tatimet sqarojnë se ne kete rast, subjektet faturojnë mallrat dhe shërbimet me çmime më të ulëta se ato reale, si dhe me vlerë të ndryshme nga ajo çka arkëtojnë. Nëndeklarimi i blerjeve, prirja e fshehjes dhe mospasqyrimit të blerjeve me qëllim justifikimin dhe fshehjen e shitjeve, përfshihen gjithashtu ne riskun e nendeklarimit.

Risku i kreditimit

Ky lloj rrisku ka lidhje me tepricën kreditore afatgjatë të pajustifikuar dhe rastet kur subjektet nuk arrijnë të justifikojnë ligjërisht gjendjen e mbartur kreditore. Në kuadër të konsolidimit, standartizimit të proçedurave, sigurimit të konkurencës së ndershme dhe shmangies së abuzimeve me taksën 0, në partneritet me subjektin, administrata mund të kryej saktësim të situatës fiskale dhe/ose ndryshim të përgjegjësive tatimore, sqarojnë tatimet.

Kontrollet mbi baze rrisku, si u arkëtuan 8 mln euro në 8 biznese

Verifikimi i kryer mbi 1358 tatimpagues të TVSH-së nga data 8 mars 2016 ka dhënë një shtesë prej 2,9 miliardë lekësh në buxhetin e këtij viti. Sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Rajoni i Tiranës spikati, ku hulumtimi i 651 rasteve në bizneset e TVSH-së rriti me 1,5 miliardë lekë rezultatet e të ardhurave.

Zyra e taksave regjistroi një të ardhur prej 1.1 miliardë lekë në vetëm 8 raste nga 15 kontrolle të ushtruara. Këto kontrolle janë bërë në segmente të biznesit me risk të lartë, duke u përqendruar në metodat moderne të menaxhimit të rrezikut.
Fondi këshillon që fushata kundër informalitetit duhet të shoqërohet me një monitorim të fuqishëm të performancës, duke u fokusuar në një numër relativisht të vogël të treguesve kyç.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura