VIDEO/ Kontrolle të befasishme në Durrës. Finalizohet operacioni “Medikamenti”. Çfarë zbuloi policia

Mar 15, 2020 | 9:04
SHPËRNDAJE

Dy pronare farmacish në Durrës dhe Shijak janë proceduar nga policia për shkak të abuzimit me çmimet e ilaçeve.

111111

Operacioni i koduar “Medikamenti”, ka proceduar  penalisht shtetaset S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi disifektantësh për duart (xhela antibacterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor”, sqaron policia.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e DVP Durrës, kontrolle të befasishme në të gjitha farmacitë, për parandalimin e tregtimit të medikamenteve me çmime abuzive dhe fshehjes së të ardhurave.

Finalizohet operacioni i koduar “Medikamenti”.

Procedohen penalisht 2 pronare të farmacive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve abuzive të tregtimit të medikamneteve me çmime të rritura fiktivisht, duke përfituar nga situata emergjente e COVID-19 që po kalon vendi, si dhe fshehjen e të ardhurave të përfituara nga abuzimi me çmimet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Medikamenti”, në kudër të të cilit u proceduan penalisht 2 shtetase, pronare të farmacive dhe konkretisht shtetaset:

  1. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi disifektantësh për duart (xhela antibacterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

Kontrollet e befasishme do vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke abuzuar me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura