Kontratat e lobimit të PD-së në SHBA, debat Zguri-Biba në KQZ

Mar 12, 2018 | 11:22
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga debatet lidhur me kontratën e depozituar nga Partia Demokratike për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba u shpreh se kohë më parë ka kërkuar hetim për këtë çështje, por si përgjigje ka marrë një deklaratë të Klement Zgurit se lajmet janë vetëm spekulime.

kqz1

“kam kërkuar hetim. Më thatë që janë spekulime mediatike. Ja që nuk qenkan. Komisioni duhet të thellohet në këtë çështje. Ka spekulime mbi veprimtarinë e KQZ për hetimin e kontratave të lobimit të PD”.

Kreu i KQZ, Zguri ka thënë se Denar Biba ka propozuar gjobë për këtë çështje, ndërkohë Biba tha se ‘propozimi im për gjobë nuk është pranuar’.

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka si rend dite, verifikimin e deklarimeve në formularin e vetë deklarimit të kandidatëve nga listat shumë emërore për këshillat bashkiak, verifikimin e deklarimeve në formularin e vetë deklarimit të kandidatit nga listat shumë emërore për këshillin e Bashkisë Lezh Z.Suri Damzi, dhe miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore, për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25.06.2017, zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë datë 25.06.2017 dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë datë 20.11.2016.

Një tjetër pikë e rendit të ditës ka qenë edhe asgjësimi i fletëve të votimit i cili u arrit me konsesnus që most ë bëhet me djegie por me riciklim.

Gjithashtu në këtë mbledhje po diskutohet edhe për shtimin e fondeve për mbulimin e kostos së asgjesimit të fletëve të votimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura