“Kontrata e sterilizimit, ‘arnë’ për PPP-të” – Shehu: Po pregatiten letrat për imazherinë apo diçka tjetër

Jan 21, 2020 | 18:32
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka rikthyer vëmendjen sërish te PPP-të për sterilizim, duke e quajtur këtë vetëm një arnë për të mbuluar abuzimin për këtë çështje.

spaho 1

Në një postim në facebook, Shehu shkruan se kostot e ketyre PPP-ve jane me te larta se sa do te duhej ishin ne nje vend normal.

Teksa i referohet rastit të Check up, ish-deputeti i PD-së thotë se dikush perseri ne fshehtesi po pregatit letrat per PPP e imazherise a dickaje tjeter, qofte dhe sherbimit urgjences.

Postimi i plotë:

Ministria sot kerkon te mbuloje ceshtjen e PPP-ve me vetem «arnen» e kontrates per sterilizimin.

PPP-te e Rilindjes ne shendetesi, te gjitha se bashku jane ndertuar mbi filozofi abuzive e demtuese per sistemin dhe unitetin funksional te institucioneve perkatese.

Jane ndertuar mbi bazen e nje centralizmi te thelle duke u pasqyruar kjo dhe ne menyren qendrore te vendimarjes.

Kane krijuar qellimisht keshtu monopole kombetare private deformueses te tregut, te financuara nga buxheti i shtetit, bllokuese keto per konkurencen qe eshte ne baze te permiresimit te cilesise, uljes se kostos etj e rrezikuar kolaps te sistemit perkates ne rang vendi, me mos funksionimin e secilit prej tyre.

Kostot e ketyre PPP jane me te larta se sa do te ishin ne nje vend normal me treg te lire e nivel decentralizimi, pra me vendimarje institucionale adeguate.

Megjithese i pari prej tyre ai Check up, qe ndonese ka gelltitur dhjetra miliona E ne keto vite  nuk ka prodhuar asnje demostrim shkencor a klinik te rentabilitetit te shpenzimeve, vazhdohet me te tjere PPP, pa bere as dhe nje analize trasparente.

Dhe te mendosh se dikush perseri ne fshehtesi po pregatit letrat per PPP e imazherise a dickaje tjeter, qofte dhe sherbimit urgjences…

Prandaj dhe analiza per PPP duhet bere duke filluar nga themeli i perbashket abuziv qe Rilindja i ka ngritur, per te shkuar me tej te analizat e seciles nga ato per vecorite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura