“Kontrata e koncesionit të pullave fiskale nuk përfundon në vitin 2021”/ Ish-këshilltarja e Ramës flet hapur: Kjo ishte çështja që solli…

Feb 5, 2021 | 18:12
SHPËRNDAJE

Ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj thotë se biznesi pret një përfundim të koncesionit të pullave fiskale, por kjo sipas saj nuk do të ndodhë për shkak të një klauzole.

Irena-Beqiraj-696x555-696x470

Në vitin 2016, ajo tha se kompania koncesionare rriti çmimin e pullës nga 2 lek copa ne 10 lek copa.

“2016 ishte viti kur kompania mëmë Sicpa bleu edhe koncensionarin e markimit të karburantëve GFI një koncesion tjetër i dhënë në kohën e PD”- thekson ajo.

Reagimi i plotë:

Biznesi pret nje perfundim te koncensionit te pullave fiskale. Por kjo nuk do te ndodhe. Kontrata e nenshkruar ne vitin 2011 kishte percaktuar nje klauzole, qe kontrata do te hynte  ne fuqi ne momentin qe koncensionarit  do ti jepej  edhe prodhimi i pulles se ilaceve .

Ministria e Shendetesise e qeverise kerkonte qe pulla e ilaceve te ofronte edhe funksionin  track and Trace. Koncensionari per kete  ndryshim ne kontrate pretendonte  qe investimi qe do te kryente ishte 9.7 milion euro. Per kete arsye cmimi i pulles do te rritej nga 2 lek copa ne 10 lek copa.

Ky cmim do te rendonte  shume ilacet e lira , keshtu qe Ministri i Financave ne vitin 2016 vendosi qe cmimi i pulles te vendosej ne baze te vleres se ilacit, ose sa 2.4% e vleres. Me kalimin e ketij miratimi kontrata Sicpa  hynte ne fuqi. Pra kontrata perfundon ne fund te vitit 2026.

2016 ishte viti kur kompania mëmë Sicpa bleu edhe koncensionarin e markimit te karburanteve GFI nje koncension tjeter i dhene ne kohen e PD .

Ky ishte viti, biles kjo eshte ceshtja , qe futi rrugetimin tim  ne qeveri  ne fazen  finale te perfundimit.

Kundeshtimi im lidhej me nje fakt te thjeshte. Cilesia e ilaceve kryesisht atyre kuruese eshte gjithmone ne rritje per shkak te shpenzimeve te kerkim  zhvillimit.  Cdo ilac i ri kushton me shume . Me rritjen e vleres se ilaceve do te rritej ne menyre propocionale perfitimi i koncensionarit i cili me te njejten kosto per njesi, prodhonte si pullen per paracetamolin qe kushton 50 lek ashtu edhe per nje ilac te shtrenjte qe mund te kushtonje 50,000  lek . Keto perfitime ” te padrejta ” qe do te vinin jo per shkak te investimit apo kostove operative te koncensionarit por thjesht nga zhvillimet ne tregjet e barnave , ne kendveshtrimin tim ekonomik do te binin mbi publikun apo buxhetin e shtetit per ilacet  me rimbursim .

Pema e ketij koncensioni  u mboll ne kohen qeverisjes se  PD,  u ujit edhe lulezoi ne kohen e qeverisjes se PS-se .

A do prishen koncensionet? As mos e mendoni !

ALBERT Einstein na meson : “nese perserisni te njejtin eksperiment edhe prisni  rezultate te ndryshme jeni thjesht te marre ose te deshperuar “

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura