Kontrata e DIA-s me CEZ që hedh poshtë pretendimet për Metën

Sep 4, 2015 | 21:03
SHPËRNDAJE

Zbardhet kontrata origjinale e komapanisë DIA, e arritur me CEZ për të mbledhur borxhet dhe për të cilën është akuzuar kryeparlamentari Meta se ka marrë një ryshfet, sipas BIRN, me qëllim që të favorizojë kompaninë e Ismailaj DIA.

kontrata1Lajmi fillimisht është publikuar në reporter.al e më pas akuza janë ngritur edhe nga opozita. BalkanWeb ka arritur të sigurojë kontratën e nënshkruar mes çekëve që administronin OSHEE­në dhe kompanisë DIA, e drejtuar nga Kastriot Ismailaj. Kontrata është nënshkruar më 1 shtator 2010.

Kontrata është në gjuhën angleze, me 16 faqe dhe me vlerë dyvjeçare, me qëllim zgjatjen edhe 2 vite të tjera. Nga të dhënat e kontratës dhe datat e saj hidhen poshtë pretendimet se Meta ka përfituar ryshfete.

Nga të dhënat duket qartë se kontrata është nënshkruar në kohën e PD­së kur CEZ drejtohej nga Sait Dollapi dhe në atë kohë Meta nuk ishte kryeministër, por Ministër i Jashtëm. Ndryshe nga sa thuhet, nga dokumentet del se data e themelimit të DIA ka qënë 5 korriku i vitit 2010 dhe po në 4 gusht të atij viti ajo është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Kontrata e saj me CEZ, siç e përmendëm edhe më sipër është nënshkruar më 1 shtator 2010, kur Meta ishte ministër i Jashtëm, kohë e cila përkon edhe me një vizitë të tij në Honduras, shtet i cili ka njohur në atë kohë Pavarësinë e Kosovës.

Përsa i përket datave 29 nëntor dhe 1 dhjetor Meta ka marrë pjesë në mbledhjen e aksionerëve të bordit të CEZ në rolin e ministrit të Ekonomisë dhe si përfaqësues i aksioneve shtetërore në CEZ, praktikë kjo e ndjekur edhe nga ministrat e tjerë të Ekonomisë duke zbatuar Kushtetuën e cila thotë se ministri i Ekonomisë është përfaqësuesi i aksionarit shtet.

kontrata2kontrata3kontrata4
kontrata5kontrata6kontrata7kontrata8kontrata9kontrata10kontrata11kontrata12kontrata13kontrata14kontrata15

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura