Kontrata e 50 mijë eurove ‘borxh’ u firmos pas dekonspirimit të hetimit ndaj gjyqtares

Jul 21, 2016 | 20:42
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë në pyetje Eleni Lino për hetimin që po kryehet për korrupsion ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea.

Lino është personi që së bashku me të arrestuarin tjetër Ilia Çabiri kanë paguar 50 mije euro tek sekseri Petraq Dashi.

GJYQTARJA MAJLINDA ANDREA
GJYQTARJA MAJLINDA ANDREA

Ky i fundit ia dorëzoi shumën e parave bashkëshortit të gjyqtares, Odhise Andrea në datën 11 Korrik.

Në datën 12 Korrik, gjyqtarja Andrea vendosi t’i njohë pronësinë dy personave që paguan paratë për 40 hektarë tokë në Butrint. Eleni Lino ka sqaruar para hetuesve se në dy shkallët e gjyqësorit, në Gjykatën e Rrethit Sarandë dhe në Apelin e Gjirokastrës nuk kanë paguar para. Sipas saj, në Gjykatën e Lartë i kërkuan para dhe nëpërmjet sekserit Petraq Dashi, ata paguan 50 mijë euro.

Lino ka sqaruar edhe kontratën noteriale të firmosur për dhënien e parave borxh, bashkëshortit të gjyqtares. Sipas saj, kjo kontratë është firmosur në 14 Korrik, pas dekonspirimit të hetimit ndaj gjyqtares. Ajo së bashku me Ilia Çabirin dhe Petraq Dashin kanë firmosur sikur i kanë dhënë borxh Odhise Andreas.

Kjo dëshmi rëndon pozitat e gjyqtares Andrea dhe bashkëshortit të saj, i cili është shpallur në kërkim. Ai doli nga Shqipëria me 15 Korrik për të mos u kthyer më.

Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura