Kontrabandoi luanin nga Shqipëria në Kosovë, arrestohet pronari i një resorti

Mar 6, 2020 | 18:05
SHPËRNDAJE

Një burrë nga Gjilani është arrestuar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan. Arsim Halimi për “Kontrabandim me mallra’’.

luani-600x360

Sipas prokurorisë atje, ekziston dyshimi i bazuar se nga data e papërcaktuar, deri më 21 nëntor 2019, në resortin ‘’Maja e Zezë’’, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit “Panthera Leo”, të racës Luan, ku pas kësaj të njëjtin e ka vendosur në resortin e lartëpërmendur, ku edhe zhvillon biznesin afarist.

Prokurori i rastit, ndaj të njëjtit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura