Kontrabandë mallrash përmes Rinasit, arrestohet një tregtare dhe një doganier

Apr 26, 2015 | 15:25
SHPËRNDAJE

TIRANË/ Policia e Tiranës, konkretisht sektori kundër Krimit Ekonomik ka vënë sot në pranga një doganier dhe një tregtare.

Biznesmenja Bejaze Llapushi e cila akuzohet për kontrabandë mallrash, është arrestuar nga policia këtë të dielë.

Endri Dafa, 30-vjeç, përgjegjës turni në doganën e Rinasit akuzohet “për korrupsion pasiv”.

Ata dyshohet se kalonin mallra kontrabandë, nuk kalonin në sistem për t’u mbartur TVSH-ja disa veshje që vinin nga jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura