Kontrabandë mallrash/ 5 mln lekë të sekuestruara dhe dy të arrestuar në Tiranë. Emrat (video)

Sep 20, 2018 | 9:00
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për kontrabandë mallrash. Fatmir Bishanaku dhe Xhevahir Likaj janë vënë në pranga ndërsa një vajzë 32 vjeçe është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia, që ka sekuestruar 4.100 paketa cigare, një makinë, rreth 5 milionë lekë të vjetra dhe dy celularë.

Aksioni

Burime zyrtare nga Policia bënë me se operacioni policor i koduar “NDJEKIA”, u finalizua pas një pune disa mujore, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokuroriën e Tiranës.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– Fatmir Bishanaku, 49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

– Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan Shkodër.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasja:

– E.P, 32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Personat e sipërpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 4.249.000 lekë të vjetra;

– 400 euro;

– automjet i markës “Mercedez Benz”;

– 4100 paketa;

– 2 aparate celular;

“Materialet proceduralë ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të ‘Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës’, ‘Tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë’ dhe ‘Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale’, të parashikuar nga nenet 178/3, 149/a dhe 172/2 të Kodit Penal”, shtuan të njëjtat burime.

Me precedentë të mëparshëm

Një nga personat e vënë në pranga gjatë këtij aksioni policor, rezulton i arrestuar edhe më herët për kontrabandë mallrash. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Fatmir Bishanaku, i arrestuar në vitin 2015 për kontrabandë cigaresh nga Mali i Zi.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura