Kontestimi i emrit të Maqedonisë, Kotzias: Ka ardhur koha të themi një “po” ose “jo” të madhe

Jun 5, 2018 | 10:47
SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm grek Nikos Kozijas në një intervistë për televizionit shtetëror grek ERT, ka shprehur bindje dhe shpresë që ditëve në vijim do të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit, transmeton Nezavisen.mk, përcjell Portalb.mk.

kotzias

Në pyetjen se pse edhe më tej shtyhet biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Greqisë, Aleksis Cipras, Kozijas tha se në kuadër të marrëveshjes që është vërtetuar në takimet e tij me krye diplomatin maqedonas, Nikolla Dimitrov në Nju Jork dhe Bruksel, tani ka ardhur koha të thuhet një “po” ose një “jo” e madhe.

“Siç duket qeveria e vendit fqinj po ballafaqohet me disa vështirësi dhe mendon për revizione të marrëveshjes, por besoj dhe shpresoj që për disa ditë gjithçka do të tejkalohet”, tha Kozijas.

Ai shtoi se deri sa nuk ka nënshkrime në marrëveshje, nuk mund të thuhet se është zgjidhur çështja.

I pyetur për emrin në marrëveshje se a është Maqedonia Veriore, Kozijas nuk deshi të përgjigjet, duke shtuar se emri do të publikohet nga dy kryeministrat e vendeve.

Kozijas gjithashtu tha se qeveria maqedonase nuk e pranon emrin Maqedonia e Vardarit, pasi që, sipas tij, mendohet se bëhet fjalë për erën e fashizmit dhe okupimit.

Në pjesën më të madhe të intervistës, Kozijas bisedoi për qeveritë e mëparshme greke kanë pranuar shumë zgjidhje jo në të mirë të Greqisë, madje kanë pranuar bisedime edhe për formulë të dyfishtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura