Konten e dua të gjithë në Itali, edhe Milani në garë. Tekniku dëshiron…

May 1, 2019 | 10:08
SHPËRNDAJE

Antiono Konte duket se është ëndrra e të gjithëve në Itali. Klubet e Seria A ëndërrojnë të kenë në stol teknikun por në fund, vetëm njëra do ta fitojë këtë garë. Ajo që duket e sigurt është se italiani do të rikthehet të stërvis në vendlindje.

Konte-470x326

Gatuzo me shumë gjasa do të përfundojë këtë sezon në krye të stolin kuqezi, por pavarësisht kësaj ,fati i tij duke i vulosur. Ai do të largohet dhe do të vijë një trajner i ri.

Konte nga ana tjetër ka disa alternativa, Juventusin, Interin, Romën, por tashmë është në lojë edhe Milani. Ai dëshiron një projekt të rëndësishëm dhe nuk ka rëndësi nëse klubi nuk merr pjesë në Europë. Megjithatë, në shtëpinë kuqezi pritet t’i qartësojnë edhe më shumë gjërat në fundin e sezonit, kur të shikojnë se në në çfarë vendi do të përfundojnë. “Corriere della Serra” raporton se Juventusi është zgjedhja e parë e tij, por çdo gjë mund të ndodh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura