Kontejnerët me mbetje kimike, deputeti italian: Ja pse u largua Tahiri

Mar 16, 2017 | 23:55
SHPËRNDAJE

Një artikull i shkruan nga e përditshmja napolitane Ottopagine.it i është kushtuar trafikut të mbetjeve dhe debatit se ku kanë përfunduar 1300 kontejnerë me plehra të nisur nga Campania e Italisë.

news118538

Deputeti Italian Riccardo Nuti është shprehur se largimi i Ministrit te Brendshëm te Shqipërisë nuk ishte diçka rastësore.

Deputeti italian Riccardo Nuti, i Lëvizjes “5 Yjet”, ka kërkuar hetim për zhdukjen e 1300 kontejnerëve të mbetjeve. Me nje letrër drejtuar ambasadave shqiptare dhe maqedonase ne Itali lidhur me zhdukjen e mbetjeve, u ka kërkuar qe keta tu kerkojne llogari shteteve te tyre lidhur me ketë situate.

“1300 kontenierë plot me mbetje të nisura nga Campania u nisën nga porti i Gioia Tauro dhe duhet të mbërrinin në Shkup, por autoritetet maqedonase thonë se ato mbetje nuk e kanë kaluar kurrë kufirin nga Shqipëria. Qeveria shqiptare duhet të zbardhë këtë rast të errët dhe dorëheqja e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri nuk ishte rastësore”, – pretendon deputeti italian.

124356

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura