Konte me goditje të dyfishtë, udhëzon drejtuesit e Totenhemit për dy titullarët e Interit

Nov 16, 2021 | 9:44
SHPËRNDAJE

Marselo Brozoviç dhe Stefan de Vraj kanë qenë kolona të Interit, që me transferimin e tyre në Milano. Por ai që i shndërroi në lojtarë të nivelit të lartë, duke shkuar paralelisht me rezultatet e skuadrës ishte Antonio Konte, që i shtyu futbollistët përtej limiteve duke marrë më të mirën prej tyre.

DE VRAJ BROZOVIC 1

Për këtë motiv dhe për atë që e bashkon një ekip fitues, lidhja mes çdo pjesëtari të organikës dhe trajnerit, ngelet aq e fortë sa futbollistët do e ndiqnin atë kudo.

Prandaj, me kalimin e tij te Totenhemi kanë qenë të shpeshtë zërat që kanë transferuar disa prej interistëve në Londër, por këtë herë zërat janë marrë seriozisht nga Fabio Paratiçi që po monitoron zikaltrit me kujdes.

SITUATA E BROZOVIÇIT – Interi po insiston ende për rinovimin e Marselo Brozoviçit dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga futbollisti për të mos e lënë atë të largohet me parametër zero në fund të sezonit, ndaj babai-agjent i mesfushorit pritet të enjten ose të premten në Milano për të nisur diskutimet mbi zgjatjen e mundshme të kontratës.

Propozimi i zikaltërve është ndalur në 5.5 milionë euro plus bonuset, një shifër që duket se nuk e kënaq ende lojtarin që dëshiron 7 milionë euro në total. Gjithsesi, takimi nuk është i sigurt për shkak të precedentëve të kaluar, ku shpesh babai i kroatit nuk është paraqitur në ditën e caktuar.

Është thënë se pas kësaj sjelljeje të përfaqësuesve të Brozoviçit është i fshehur interesi i klubeve europiane, por në veçanti ai i Totenhemit. Me kalimin e Kontes në krye të pankinës së londinezëve, tundimi për kroatin është i madh.

Për më tepër që klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit shumën e kërkuar dhe ribashkimin me trajnerin me të cilin u shpall kampion tek Interi.

Pavarësisht anës ekonomike, kroati duhet të lërë Interin që është rikthyer në nivelet e tij më të larta për të kaluar në një klub me ambicie të kufizuara, ndërsa sot mbush 29 vjeç, Brozo duhet ta mendojë mirë zgjedhjen. DE VRAJ DHE

EFEKTI “RAIOLA-KONTE” – Koha e rikthimit të mbrojtësit në fushë nuk është ende e sigurt, por akoma më e pasigurt duket e ardhmja e tij. Paratiçi, vazhdon të monitorojë situatën e mbrojtësit, kontrata e të cilit skadon në 2023-shin.

Duke përfituar nga marrëdhëniet e mira mes mbrojtësit dhe Kontes dhe nga ndikimi i Mino Raiolës, agjentit të lojtarit, drejtori sportiv kërkon afrimin e qendërmbrojtësit.

Vlera e kartonit të tij shkon deri në 50 milionë euro, por nëse nuk gjen akordin për rinovim me Interin në qershorin që vjen do t’i ketë ngelur edhe një vit kontratë, ndaj, zikaltrit mund ta ulin çmimin në merkaton e verës për të mos e humbur me parametër zero në 2023-shin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura