Konsullata Shqiptare njoftim të rëndësishëm për shërbimet ndaj shqiptarëve. Çfarë thuhet në reagim

Jul 15, 2020 | 21:20
SHPËRNDAJE

Pas rihapjes së konsullatës shqiptare në Nju Jork për të kryer shërbimet për shqiptarët atje, kjo konsullatë thekson se përparësi do të kenë fillimisht ata që u është shtyrë data e shërbimit si pasojë e masave kundër koronavirusit.

7ed1127a-bd92-4c13-8276-cd88bf749a1a

Me anë të një njoftimi të ambasadës shqiptare në Nju Jork, thuhet se Zyra Konsullore ka shtuar kapacitetet dhe po punon në kapacitet maksimal.

Njoftimi i plotë:

Procesi i Aplikimeve për Pasaporta dhe Karta Identiteti

Siç jeni në dijeni, për shkak të situatës së COVID-19, Zyra Konsullore në Neë York ka qenë e mbyllur nga data 17 mars dhe është hapur me datë 21 qershor, ditë në të cilën Guvernatori i Shtetit të New York lejoi rihapjen e zyrave, në kuadër të fazës së dytë të rihapjes.

Rihapja e zyrave u lejua duke kërkuar zbatimin e të gjitha masave të parashikuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në përputhje me këto masa dhe me qëllim zbatimin rigoroz të parametrave të kërkuar nga shteti i Neë York për respektimin e rregullave të qendrimit, distancimit social dhe kohës së pritjes brenda ambjenteve të Zyrës Konsullore, bëjmë me dije se numri maksimal i shtetasve shqiptarë që mund të paraqiten në një ditë të caktuar dhe të marrin shërbimet në Zyrën Konsullore nuk do të kalojë shifrën prej 16 personash.

Për arsyet e mësipërme, me mirëkuptimin tuaj, Zyra Konsullore do të procedojë fillimisht me shtetasit të cilëve u është spostuar data e paracaktuar e takimit për pajisjen me pasaportë të re për shkak të pandemisë. Në vijim, Zyra Konsullore do të fillojë trajtimin e aplikimeve të reja.

Zyra Konsullore ka shtuar kapacitetet dhe po punon në kapacitet maksimal, me qëllim përcaktimin brenda kohës më të shpejtë të mundshme të datave të paraqitjes së qytetarëve.

Ju lutemi vini re se kohëzgjatja e prodhimit të Pasaportës dhe Kartës së Identitetit tashmë do të kërkojë NJË AFAT 10-12 JAVË NGA DITA E PARAQITJES NË ZYRËN KONSULLORE.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së bashku me kompaninë Aleat kanë vendosur që shpërndarja e Pasaportave dhe Kartave të Identitetit të kryhet përmes shërbimit postar. Pra, qytetarët nevojitet të paraqiten pranë zyrës konsullore vetëm në momentin e aplikimit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Floreta Luli-Faber Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura