Konor MekGregor rrezikon burgun, ylli irlandez përsëri në telashe me gjykatat

Nov 30, 2017 | 19:23
SHPËRNDAJE

Luani i pamposhtur i arteve marciale, irlandezi i njohur Konor Mekgregor, duhet të paraqitet në gjyq pasi e ka anashkaluar këtë proces për muaj me radhë. Ai është gjobitur 350 paund për shkelje të shpejtësisë rrugore, por gjyqtarja këtë herë e kërcënon me arrest.

konor mkgregor

29-vjeçari duket se nuk ka kohë të paraqitet pas ndeshjes së madhe që zhvilloi me Flojd Mejuedher ku arkëtoi mbi 100 milionë dollar. Gjyqtarja Miriam Ualsh i tha avokatit se do t’i japë një mundësi të fundit Konorit, nëse nuk vjen sërish, do t’i lëshojë një urdhër-arresti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura