Konkurrenca e të dashurave prostituta që solli vrasjen, rinis Gjyqi në Bruksel për tutorin shqiptar që ekzekutoi rivalin

Sep 21, 2018 | 19:47
SHPËRNDAJE

Këtë të premte, rinis gjyqi në Bruksel për të pandehurin Kujtim Puci. Ai akuzohet se ka ekzekutuar me dashje në prill 2012 në Saint-Gilles Klaudjo Alushin, një tutor rival, raportojnë mediat lokale. Sipas organit të akuzës, një sherr për vajzat që prostituonin në “Avenue Louise” të Brukselit, ka përfunduar mes vrasjen e njërit prej tyre.

Capture

Puci 31 vjeç, duhet të përgjigjet për vrasjen e Klaudjo Alushit, krim për të cilin ai ishte në kërkim policor deri një vit më parë, kur u arrestua në Angli e më vonë u ekstradua në Belgjikë.

Gjyqi i parë u mbajt në vitin 2014, kur gjykata e Brukselit dënoi me 18 vjet burgim Arben Pucin, vëllanë e Klaudjos.

Kujtim Puci, ndërkohë, u dënua në mungesë me 30 vjet burg dhe një i tretë, Hajdar Allajbej, gjithashtu u dënua në mungesë me 28 vjet burg dhe është ende në kërkim.

Vrasja

Më 4 prill 2012, rreth orës 0:40, një sherr midis gjashtë personave me origjinë shqiptare u zhvillua në “rue de Livourne” në Saint-Gilles, pranë “Avenue Louise”, përballë kafenesë “King Bar”. Klaudjo Alushi, pa një qëndrim fiks në Belgjikë, 25 vjeç, u gjet i vdekur disa minuta më vonë. Viktima u godit disa herë me thikë.

Emiljano, vëllai i Klaudjo Alushit, i cili ishte me të në atë kohë, i dha policisë emrat e autorëve të sulmit. Sipas tij, ishte Arben dhe Kujtim Puci si dhe Hajdar Allajbej. Sipas një dëshmitari, sherri lidhej me rivalitetin që kishin të dashurat e e Klaudjo Alushit dhe Kujtim Pucit, në fushën e prostitucionit në Avenue Louise.

Vetëm Arben Puci u arrestua pasi u dorëzua në polici. Dy të tjerët ia mbathën dhe ndaj tyre u lëshuan urdhër-arreste ndërkombëtare.

Arben Puci pohon të jetë autori i vetëm i vrasjes me thikë dhe se veproi në vetëmbrojtje. Por, Gjykata e Krimeve të Brukselit konstatoi se secili prej tre burrave kishte rolin e tij në krim.

Tashmë, pretendimi i Kujtim Pucit do të shqyrtohet nga gjykata.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura