Kongresmeni amerikan viziton Tiranën, pritet nga ambasadorja Yuri Kim. Ja lajmi i mirë për bazën e Kuçovës

Aug 20, 2021 | 17:27
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka pritur në një takim, Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley.

kim kongresmeni

Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois ka vizituar bazën ajrore të Kuçovës dhe është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura