Delegatët për Kongresin/ Rama në Fier: PS, më e bashkuar se kurrë

Feb 13, 2016 | 10:52
SHPËRNDAJE

Me parimin “një anëtar-një votë”, socialistët e 4 qarqeve zgjedhin sot delegatët për Kongresin e Partisë.

Kreu i PS-së, Edi Rama ka inspektuar nga afër procesin zgjedhor në Fier. Gjatë një prononcimi për mediat, Rama ka deklaruar se PS është më e bashkuar se kurrë.

“Ka një ndryshim mes një anëtari të PS dhe një anëtari që voton’- ka thënë Rama, duke sjellë shembullin e një vajze që kishte ardhur nga Amerika për të marrë pjesë në proces.

Gati per zgjedhjet e delegateve
Gati per zgjedhjet e delegateve

Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi në një deklaratë nga selia e PS-së njoftoi nisjen e procesit të votimit për delegatët në Fier, Berat, Elbasan dhe Korçë.

votimetQendrat e votimit do të jenë të hapura sot, nga ora 08:00 e mëngjesit, dhe do të mbyllen në orën 16:00. Kështu, sipas përcaktimit dhe rregullave që ka marrë asambleja e PS-së, për çdo 100 anëtarë del një delegat.

Klosi theksoi se as përfundimit të zgjedhjeve në Organizatat Socialiste, sot dhe në dy fundjavat e tjera të muajit shkurt, anëtarësia e partisë do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të organit më të lartë të partisë, të Kongresit.

3

 

 

 

2

“Sipas Statutit të Partisë, Delegatët e Kongresit zgjidhen sipas parimit “Një anëtar – një votë”. Në bazë të vendimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë, të muajit korrik të vitit të kaluar, është përcaktuar që të zgjidhet një delegat për 100 anëtarë partie. Delegatë të Kongresit do të zgjidhen edhe nga strukturat e Partisë Socialiste në emigracion”- tha ai.

Më shumë se 34 mijë anëtarë të këtyre 4 qarqeve, prej të cilëve 5 mijë anëtarë partie të qarkut të Beratit, 8 mijë e 800 anëtarë të qarkut Elbasan, 12 mijë anëtarë të qarkut Fier dhe 8300 anëtarë partie të qarkut Korçë, do të zgjedhin 49 delegatë në Berat, 87 delegatë në Elbasan, 118 delegatë në Fier dhe 82 delegatë në Korçë.

“Në zgjedhjet e ditës së sotme konkurojnë afro 1000 kandidatë për delegatë të Kongresit të propozuar nga anëtarësia e partisë e 23 bashkive në përbërje të të cilave janë 151 njësi administrative. Sipas kritereve të përcaktuara 50 përqind e kandidaturave janë shoqe dhe një e treta e tyre janë të moshës 18 – 25 vjeç”- tha Klosi.

4Sipas tij, në përzgjedhjen e kandidatëve është përmbushur edhe kriteri që jo më shumë se 40 përqind e kandidatëve për delegatë të Kongresit të kenë një funksion shtetëror si dhe kriteri që ata të kenë vlera morale e shoqërore dhe pastërti ligjore të figurës së tyre.

Për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit është ngritur infrastruktura e nevojshme zgjedhore. Përveç Komisionit të Zgjedhjeve të partisë në qendër, janë ngritur dhe sot funksionojnë Komisionet e zgjedhjeve bazë bashkie dhe Komisionet bazë Njësie Administrative, të cilat janë organet përgjegjës për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit. Qendrat e Votimit janë të ngritura në secilën nga 151 njësitë administrative të qarqeve të përfshira në votimin e sotëm për zgjedhjen e delegatëve.

***

Deputeti Taulant Balla, duke postuar disa foto në FB për procesin e votimit shkruan se “gjithcka gati per votimin e delegateve te Kongresit te Partise Socialiste ne bashkite Elbasan, Korce, Librazhd, Pogradec, Gramsh, Devoll, Cerrik, Maliq, Peqin, Erseke, Prrenjas, Belsh dhe Pustec. Qendrat e votimit ne cdo njesi administrative, kutite e votimit dhe dhomat e fshehta, listat e anetareve dhe fletet e votimit jane gati per procesin e zgjedhjes se delegateve”.

Sipas rregullores, cdo anetar i Partise Socialiste prej ores 08.00 duhet te paraqitet ne qendren e votimit, ne njesine e tij administrative, per te ushtruar te drejten dhe detyrimin e tij statutor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura