“Kongresi i Lushnjes do kishte kuptim për nxënësit e fillores”, Patozi: Pushtetarët kanë zgjedhur 21 janarin e vet jo për të respektuar vlerat, por …

Jan 21, 2020 | 17:23
SHPËRNDAJE

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi me një foto ku duket kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zv.kryeministri Erion Braçe duke marshuar drejt shtëpisë së Kongresit shkruan se secili nga pushtetarët tanë ka zgjedhur 21 janarin e vet.

tyuashe, brace, ruci

Sipas tij kjo ka ndodhur jo për të respektuar vlerat dhe parimet që mbron, por për t’ia përplasur historinë në fytyrë kundërshtarit.

Në këtë ditë sipas Patozit, Kongresi I Kushnjes do të kishte kuptim vetëm për nxënësit e fillores sepse sa I përket pjesës tjetër do ta krahasonin automatikisht me parlamentin e sotëm dhe do të ulnin kokën.

Postimi i plotë:

SECILI KA ZGJEDHUR 21 JANARIN E VET

Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vlerat dhe parimet që mbron, por për t’ia përplasur historinë në fytyrë kundërshtarit. Madje edhe kur flitet për një vdekje të qetë në shtrat si ajo e themeluesit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, sërish kihet parasysh armiku i sotëm.
Do të mjaftonte kjo ndarje preferencash përkujtimore dhe rrëfimet diametralisht të kundërta të “veteranëve” për ta ndjerë veten të turpëruar si shqiptarë. Në këtë ditë krenaria për Kongresin e Lushnjës do të kishte kuptim vetëm për nxënësit e fillores, sepse gjithë të tjerët do ta krahasonin automatikisht me parlamentin e sotëm dhe do të ulnin kokën.
100 vjet janë tmerrësisht shumë për të mos nxënë se në një vend normal patriotët dhe tradhtarët nuk e emërojnë vetë njëri-tjetrin dhe se engjëjt apo djajtë e kulluar nuk ekzistojnë.
Por mbi të gjitha, se askush nuk do të gjykohet nga ato që thotë për veten dhe për ata që ka përballë, por vetëm për atë që ka bërë për popullin e vet. Dhe kjo vlen për 21 janarin dhe për çdo datë tjetër me të kuqe apo me të zezë të kalendarit tonë.
Koha ikën shpejt dhe ajo është gjithmonë e pamëshirshme gënjeshtarët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura