Konflikti Shkup-Beograd, reagon Komisioni Evropian: Zgjidheni qetësisht…

Aug 23, 2017 | 17:04
SHPËRNDAJE

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve në Shkup dhe Beograd që të tregohen të përmbajtur dhe në mënyrë të qetë të zgjidhin çështjen e tërheqjes së personelit të ambasadës serbe.

maja

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç thotë se incidenti diplomatik është çështje bilaterale e dy vendeve, të cilën BE po e ndjek me kujdes.

“Presim që të dy palët të tregohen të përmbajtur dhe çështjen ta zgjidhin qetë, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka deklaruar zëdhënësja e KE-së.

Tërheqja e personelit të ambasadës nga Shkupi, sipas autoriteteve qeveritare të Serbisë, ka ardhur pas dyshimit se qeveria maqedonase ka përgjuar zyrtarë të saj, përfshirë këtu edhe kryeministrin, Aleksander Vuçiç.

Një ndër asrsyet tjera që përmendet është edhe votimi eventual i Maqedonisë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura